JW subtitle extractor

Dasma që nderojnë Jehovain

Video Other languages Share text Share link Show times

Xhulja dhe unë njihemi prej disa vitesh
dhe prej disa muajsh
po shoqërohemi për t’u njohur më mirë.
Gjërat po ecnin shumë mirë mes nesh.
Të them drejtën
kur Niku më kërkoi të shkonim te parku
për një festë të vogël me ca miq
nisa të dyshoja kur pashë
familjet tona atje.
Në fund, i thashë: «Po!»
S’e besoja që ajo nuk e priste t’i propozoja.
Po fluturonim nga gëzimi dhe lajmi u hap shpejt.
Të nesërmen në mbledhje të gjithë po na uronin,
sidomos mikja ime, Ana.
Ajo kishte gjithë ato ide.
Mezi prisja të filloja planifikimet.
Kurrë s’e kisha menduar se sa punë ka dasma.
Të gjithë kishin idetë e tyre
se çfarë nevojitej, madje edhe babi.
Duhej të mendonim se kë do të ftonim,
të zgjidhnim lulet, zbukurimet,
kostumin e Nikut
dhe natyrisht fustanin.
Sa shumë do të kënaqeshim,
ose të paktën kështu mendova!
Shpejt zbulova se ekziston
një industri e tërë e lidhur me dasmat.
Ata përpiqen të të ndihmojnë,
por kështu bëjnë edhe pará.
Dukej sikur nuk kishin asgjë modeste
dhe çfarë çmimi për diçka
që do ta vishja vetëm për një ditë:
ku kisha unë aq pará?!
Të gjithë ishin të lumtur për mua,
por përbrenda po filloja të ndihesha nën presion.
Kur u takuam te shtëpia e Xhuljas,
s’po kuptoja ça po ndodhte.
Para pak ditësh ishte shumë e lumtur,
kurse tani
ishte e stresuar.
Dukej sikur askush nuk po dëgjonte
atë që donim ne.
Por, për të qenë i sinqertë,
ndoshta as ne nuk e dinim se çfarë donim.
Mendova që do të ishte më mirë
nëse do të linim pak kohë për të menduar
se si duhet të jetë një dasëm e krishterë.
Të nesërmen u takuam
me vëlla Markun dhe vëlla Robertin
që të flisnim për
përdorimin e Sallës së Mbretërisë për dasmën.
Na kujtuan ca pika të dobishme
dhe jam shumë i lumtur për këtë.
1 Korintasve 10:31 thotë:
«Nëse hani, nëse pini apo nëse bëni diçka tjetër,
gjithçka bëjeni për lavdi të Perëndisë.»
Vëlla Marku na ndihmoi të kuptonim
që dasma është një rast ku përfshihet Jehovai
dhe duhet të mbajmë parasysh
standardet e Tij
kur planifikojmë se çfarë
do të zgjedhim të përfshijmë ose jo.
Vëlla Roberti na tregoi 1 Gjonit 2:15, 16:
«Mos e doni as botën, as gjërat që janë në botë.
Sepse gjithçka e botës:
dëshirat e mishit,
dëshirat e syve dhe
kapardisja për t’u dukur me të mirat materiale,
. . . vjen nga bota.»
Ai na kujtoi se ajo që bota e quan normale,
është shumë ndryshe nga standardet e krishtere
dhe ne mund të lëmë një shembull të mirë
duke u siguruar që zgjedhjet tona
t’i pëlqejnë Jehovait.
Na dhanë të studionim edhe ca artikuj
për organizimin e dasmave.
Ata donin që dasma jonë të dilte e bukur
dhe të mos bëheshim pishman për asgjë.
E pyeta vëlla Markun
nëse mund të ishte drejtuesi i festës
që të mbikëqyrte gjërat.
Ai më sugjeroi të takoheshim për darkë
e të flitnim për këtë.
Më pas, rrugës kaluam
para një studioje fotografike.
S’e kisha imagjinuar sa të tepruara
dhe pompoze janë ca dasma!
Dukej më tepër si justifikim për të bërë qejf,
sesa diçka që duhet të nderojë Perëndinë.
Kjo më solli ndër mend shkrimin te Galatasve:
«Veprat e mishit . . . janë: dehjet,
ahengjet e shfrenuara dhe gjëra si këto.»
Nuk donim të bënim gjëra të tilla.
Morëm kohë secili që të luteshim
dhe të studionim revistat që na dhanë vëllezërit.
Pamë se parimet biblike mund
të na ndihmojnë të planifikojmë një dasmë
që na e mban xhepi, ku gëzojnë të gjithë
dhe që e nderon Jehovain.
Dukej se duhej të ndryshonim ca gjëra.
S’mund të bënim gjithçka
që kishim menduar në fillim;
disa gjëra ishin shumë të shtrenjta.
Donim të siguroheshim që asnjë nga
vendimet tona të pasqyronte frymën e botës.
Vendosëm t’ia nisnim nga e para
dhe të siguroheshim
për t’i bërë gjërat siç do Jehovai.
1 Timoteut 2:9 thotë se një i krishterë
duhet ‘të stoliset me veshje
të rregullta [ose «dinjitoze»],
me modesti dhe mendje të shëndoshë.’
U desh ca punë, por arritëm të gjenim diçka
brenda buxhetit, të rregullt dhe të bukur.
Gjeta një kostum të bukur,
diçka që mund ta vishja edhe më pas.
Dhe patjetër vajzat erdhën
për t’u siguruar që gjithçka kombinohej.
Koha fluturoi.
I telefonova vëlla Markut
që të na ndihmonte për ditën e dasmës.
Shumë shpejt po dërgonim ftesat
dhe po merreshim me gjithë detajet e fundit.
Kur babi po më shoqëronte ditën e dasmës,
isha shumë e lumtur.
Xhulja ishte shumë e bukur
dhe ceremonia ishte e përsosur.
Pas gjithë atyre planeve
u siguruam ta ligjëronim martesën.
Kur shoh fotot tona,
më kujtohen ato moment të lumtura.
Isha shumë i lumtur që gjithçka shkoi mirë.
Dhe kur pamë se ç’punë fantastike
kishin bërë miqtë tanë me zbukurimet në festë,
s’u besoja syve!
Ishte e përsosur:
e thjeshtë dhe dinjitoze.
Të gjithë miqtë na thanë se doli një nga dasmat
më të këndshme që kishin qenë ndonjëherë.
Gjithçka atë ditë ishte tamam siç e donim.
Madje qëndruam brenda buxhetit.
Dhe më e rëndësishmja, me ndihmën e Jehovait
e nisëm mbarë martesën.
Sa e lumtur jam që gjetëm njëri-tjetrin.
Edhe unë jam shumë i lumtur që të gjeta, zemër.
Dhe jam i sigurt se do të mbetemi të lumtur
nëse mbajmë në vend të parë Jehovain.